Arrestimi i Muçës dhe fati i Martinajt, Rrumbullaku lë sallën, e ‘gozhdon’ gazetari

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku gjatë një konference që mbajti me gazetarët këtë të premte është pyetur në lidhje me emërimin e Ervin Muçës në krye të departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, ndërkohë që rezulton që nuk ka certifikatë sigurie. Rrumbullaku i ‘kapur gafil’ nuk ka zgjidhje tjetër dhe duke ndjekur shembullin e kryeministrit Rama, i shmanget pyetjes së gazetarit dhe vazhdon e flet për ‘dardha e rrush’.

Gazetari: Pse emëruat në krye të IT të Policisë së Shtetit një person, pa certifikatë sigurie në kohën kur plasi skandali i TIMS. Pse e kthyer në detyrë, pasi kishte pak ditë që e kishit pezulluar?

Muhamet Rrumbullaku: Për ju dhe publikun e gjerë, duhet të dini mjaft mirë legjislacionin shqiptar në lidhje me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe procedurat e aktet normative që ndihmojnë punën për procedurat që ndiqen për pajisjet me certifikatë sigurie të të gjithë drejtuesve policorë, sipas vendimit të Komisionit. Nuk keni informacionin e duhur dhe jeni të gabuar në pyetjen që bëni.

Ndërkohë Rrumbullaku, polici i ‘mirë përgatitur’, ‘i pakorruptuar’ dhe ‘i paanshëm’, që u emërua sikur do të revolucionarizonte policinë, për të cilin kishte dyshime, por tashmë e ka vërtetuar se ka qenë vetëm ‘i radhës’. Drejtori i Përgjithshëm i bluve ka brakrisur seancën kur u pyet për fatin e Ervis Martinajt. Kujtojmë se në kohën kur u emërua Rrumbullaku, Rama dha një ultimatum për çështjen e ‘mbretit të kumarit’ Ervis Martinaj. Kryeministri i kërkoi Rumbullakut zbardhjen e çështjes dhe i vuri afat. Ndërkohë afati ka kaluar, por Rrumbullaku ngroh akoma karrigen.  Kjo tregoi që ultimatumi i kryeministrit i dhënë me aq pathos, ishte vetëm një show mediatik.

Gazetari: Drejtor Rrumbullaku, a keni dijeni se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt?

Muhamet Rrumbullaku: Po kam një përgjigje për ju. Lëri dhe kolegët e tjerë të bëjnë ndonjë pyetje. Mirupafshim.

Share This Article