Arrestimi i një prej organizatorëve të rrëmbimit dhe zhdukjes së tij, pamjet e rënda kur Prenga tërhiqej zvarrë dhe nxirrej i pajetë nga ‘Range Rover’-i (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është arrestuar në Kosovë 29-vjeçari Aldo Majnishta, një nga personat që urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës, mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz.

Dy vite më parë më parë emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala solli pamjet ekskluzive të momentit kur Jan Prenga, 49-vjeç, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.

Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Siç e shihni edhe nga pamjet e siguruara në të njëjtën ditë, trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur nga makina e bardhë. Është ky momenti kur katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit.

Share This Article