Arrestimi i zyrtares së ministrisë/ Ish-prokurori: Ose Rama bashkëpunon me SPAK-un, ose SPAK-u s’ruan dot sekretin hetimor 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-prokurori Eugen Beci komentoi për “Review” në Euronews Albania arrestimin e sekretares së Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe punonjëses Laura Sheto.

Sipas tij, SPAK ka raportuar te kryeministri Edi Rama duke e vënë në dijeni që po kapin “njeriun e tyre”. Në këto kushte, Beci shpjegon se ekzistojnë dy mundësi, ose që SPAK-u bashkëpunon me Ramën ose që nuk ka nën kontroll sekretin hetimor.

“Rasti i Ministrisë së Shëndëtësisë na jep shumë shpjegime se si ka ecur reforma. Kryeministri i Shqipërisë del dhe anoncon një operacion të SPAK-ut. Ose SPAK-u bashkëpunon me kryeministrin ose SPAK-u nuk ka nën kontroll sekretin e hetimeve. Të dyja rastet tregojnë për mungesë të pavarësisë. Duke lexuar komunikatën e sotme të SPAK-ut kuptojmë që kemi bashkëpunim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë meqë ka një ministër politik që varet nga kryeministri politik ka vajtur ka raportuar ‘zoti kryeministër po kapim një tuajin’. Ky është rreziku,” – u shpreh Beci.

Share This Article