Policia ka arrestuar 14 persona, të cilët dyshohet se gjatë protestës së djeshme të opozitës goditën me mjete të forta efektivët e policies, kurse 7 protestues të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë policia njofton se janë proceduar në gjendje të lirë 11 persona, mes tyre edhe organizatori i protestës, Gazmend Bardhi.
“Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.
Këto veprimet proceduriale thotë policia janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.