Arrestohen 7 terroristë, po bëheshin gati të kryenin një sulm terrorist në Belgjikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtatë terroristë të dyshuar xhihadistë u arrestuan nga policia belge gjatë një bastisjeje në rajonin e Flanders. Këtë e ka bërë të ditur prokuroria federale, duke shpjeguar se pothuajse të gjithë të dyshuarit janë ‘me origjinë çeçene, tre prej tyre gjithashtu kanë shtetësi belge dhe i përkasin një grupi mbështetësish të zjarrtë të Shtetit Islamik’.

Ata akuzohen se ishin gati të kryenin një sulm terrorist në Belgjikë.

Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, Wevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën.

Objektivi i sulmit, sipas raportimeve të prokurorisë federale, ende nuk ishte përcaktuar saktësisht, por hipotezat parashikonin sipas hetuesve skenarë të ndryshëm.

‘U fol për ndërtesat e NATO-s, por për momentin ato plane nuk dukeshin shumë konkrete,’ tha një zëdhënës për gazetën belge De Standaard.

Të dyshuarit tashmë janë marrë në pyetje. Gjyqtari hetues do të duhet të vendosë nëse do t’i thërrasë ata të paraqiten dhe ndoshta do të lëshojë një urdhër arresti.

Share This Article