Arrestohen 81 persona në protestat në Paris

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Protestuesit u mblodhën në Place du Chatelet në Paris, duke brohoritur dhe duke mbajtur parulla kundër presidentit Emmanuel Macron dhe duke kërkuar tërheqjen e projektligjit të sigurisë

Të paktën 81 persona u arrestuan sot në Paris në protestat kundër një projekt-ligjit të sigurisë dhe problemit në rritje të islamofobisë në vend.

Përderisa projekt-ligji i sigurisë po debatohet në Francë, i cili është kritikuar se mund të shkelë lirinë e medias dhe të rrisë dhunën e policisë, në të njëjtën kohë po shtohen reagimet për dhunën policore ndaj gazetarëve dhe aktivistëve.

Protestuesit u mblodhën në Place du Chatelet në Paris, duke brohoritur dhe duke mbajtur parulla kundër presidentit Emmanuel Macron dhe duke kërkuar tërheqjen e projektligjit të sigurisë.

Qytetarët që janë kundër islamofobisë gjithashtu morën pjesë në protesta, duke shprehur pakënaqësi me pikëpamjet anti-islame të administratës Macron dhe ligjin “separatist” që shënjestron muslimanët.

Kohë pas kohe kishte tensione midis protestuesve dhe policisë që marshonte drejt Sheshit të Republikës. Protestuesit i vunë flakën një motoçiklete.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, konfirmoi në Twitter se të paktën 81 persona u arrestuan gjatë protestave të sotme.

Gjatë demonstratave në Paris u ndërmorrën masa të larta të sigurisë. Dhjetëra protesta të vogla u mbajtën në Francë kundër projekt-ligjit të sigurinë dhe rritjes së islamofobisë. Policia përdori gaz lotsjellës kundër demonstruesve në Lyon.

Share This Article