Arrestohen gjashtë persona për vjedhjen e veprës së Banksyt në Paris

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ka arrestuar gjashtë persona në Francë për vjedhjen e një vepre nga artisti i rrugës Banksy, përmes së cilës përkujtoi viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2015 në Paris.

Hajnat përdorën një mjet që u shërbeu për të shkoqitur grafitin nga një derë e çelikut në sallën e koncerteve në Bataclan, ku 90 njerëz vdiqën gjatë një vale të shtënash dhe bomba. Asokohe në të gjithë qytetin vdiqën 130 veta, raporton “The Guardian”. 

Vepra e Banksyt, e mbështjellë me bojë të bardhë, u gjet në gjendje të mirë në Itali në fillim të këtij muaji, pas një operacioni të përbashkët nga policia franceze dhe ajo italiane.

Share This Article