Arrestohen në Francë e Gjermani dy ish-truprojat e Tahirit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke hyre ne Prokurorine e Krimeve te Renda, ku ka deshmuar ne lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi. Doshi ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se ka porositur vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi./r/n/r/nMinister of Interior Samir Tahiri, at the Prosecution of Serious Crimes, where he testify about the allegations of lawmaker Tom Doshi. Doshi has accused the Speaker of Parliament Ilir Meta because he has ordered his murder and Mhill Fufi.

Dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, janë arrestuar në Francë dhe Gjermani,  pasi ishin në kërkim nderkombëtar që prej një muaji e gjysmë.

Mësohet se Hekuran Marku është arrestuar në Gjermani, ndërsa Agustin Deda, në Francë.

Por, bëhet me dije se Agustin Deda ka kërkuar azil politik në Francë. Kështu që, derisa të shqyrtohet kërkesa për azil ai do të qëndrojë nën masën e detyrimit për paraqitje, por s’mund të levizë jashtë vendit.

Emrat e dy ish-truprojave dolën në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, operacion ky që vendosi në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Share This Article