Arrestohet “atentatorja” e Zelenskit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gruaja që shfaqet në këtë foto ku i është fshehur fytyra, kishte në plan të vriste presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. Por shërbimi sekret ushtarak ukrainas SBU e zbuloi dhe e vuri në pranga gruan, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.

Siç bëjnë të ditur zyrtarët në Kiev, ajo është një spiune ruse. Gruaja jeton në qytezën jugore Oçakiv në brigjet e Detit të Zi, ku punon një  dyqan në një bazë ushtarake ukrainase atje.

Agjentët ukrainas zbuluan se ajo grumbullonte në mënyrë të fshehtë informacione mbi lëvizjet e presidentit Zelenski dhe planet mbi operacionet e ushtrisë së Ukrainës dhe ua përcillte ato rusëve.

Spikat rasti kur e arrestuara ishte përpjekur të zbulonte itinerarin e Zelenskit para vizitës në Mikolaiv në Qershor, kur qyteti jugor u përmbyt nga shkatërrimi i digës së Nova Kakovës. Por zbulimi ushtarak ukrainas mori masa shtesë, pasi zbuloi planet e saj.

Në të njëjtën periudhë ajo është zbuluar teksa i dërgonte rusëve të dhëna mbi vendndodhjen e objektivave ushtarake ukrainase në Mikolaiv, të goditura më pas nga sulmet e tyre. Moska nuk ka bërë deri më tani asnjë koment. E arrestuara për spiunazh rrezikon deri 12 vite burg.

Share This Article