Arrestohet biznesmeni Naser Ramaj, dyshohet për shmangie të taksave në Mal të Zi në vlerë 2 milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Naser Ramaj, është arrestuar të enjten në Mal të Zi nën dyshimin për shmangie të taksave.

Siç raporton mediumi malazez “Vijesti“, Ramaj ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, prej më shumë se dy milionë eurosh.

Sipas raportit të policisë malazeze, Ramaj dyshohet se ka shmangur tatimin si një nga pronarët e kompanisë “Alart Centar Budva”.

Kallëzimi penal kundër tij është bërë nga zyrtarët policorë, të cilët kanë nisur hetimet për këtë çështje.

Naser Ramaj është i njohur për investimet e tij në ndërtimin e komplekseve banesore në Mal të Zi.

Në vitin 2017, ai ishte taksapaguesi më i madh në Budva, për çka kishte marrë edhe një mirënjohje nga komuna.

Përveç kësaj, ai është shfaqur shpesh në ballinat e gazetave malazeze si një biznesmen i suksesshëm dhe serioz.

Ramaj gjithashtu ka qenë kryetar i klubit futbollistik “Feronikeli” nga Drenasi, një post që e mbajti deri në vitin 2021, kur u largua nga “Industrialistët” pas gati katër vitesh si president dhe donator kryesor./

Share This Article