Arrestohet boshnjaku për krime lufte, dyshohet për kryerjen e masakrës së Staradamës në Istog

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me policinë e kanë arrestuar sot të pandehurin E. B., i nacionalitetit boshnjak.

Në njoftimin e lëshuar dyshohet se E. B., se  gjatë viteve 1998 – 1999,  ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe ka qenë  pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë 18 persona.

Me këto veprime i pandehuri E. B., dyshohet se ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri E. B., është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek gjyqtari i procedurës paraprake brenda afatit ligjor.​

Share This Article