Arrestohet bosi i shumëkërkuar i drogës, gruaja e tij bëri gabimin fatal në Instagram

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ronald Roland, 50 vjeç, prej dy vitesh ishte në arrati pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi me 8 persona, në një operacion në shtatë shtete, pasi akuzoheshin për trafik droge, ndërsa autoritetet kishin sekuestruar sasi të mëdha parash, bizhuteri, armë, një varkë, 34 makina dhe një avion privat.

Megjithatë, Roland është vënë në pranga së fundmi nga autoritetet braziliane pas një gafe fatale të bashkëshortes së tij. Sipas mediave braziliane, policia bastisi një godinë në Guarujá, pasi bashkëshortja e tij, Andrezza de Lima, blogere e biznesmene, kishte postuar një foto, e cila tregonte vendndodhjen.

Roland, de Lima dhe vajza e tyre ishin duke fjetur kur Policia Federale bastisi banesën e tyre.

Sipas hetuesve brazilianë, pretendohet se 50-vjeçari kishte kontakte me kartelet e drogës në Meksikë dhe dyshohet se ka pastruar një sasi të konsiderueshme prej 900 milionë dollarë në 5 vitet e fundit.

Një nga 100 bizneset, të cilët dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave, ishte edhe dyqani i bashkëshortes së tij.

Share This Article