Arrestohet gazetarja pasi fyu Erdoganin me një proverb

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Turkish President Tayyip Erdogan attends the 76th Session of the General Assembly at UN Headquarters in New York on September 21, 2021. Timothy A. Clary/Pool via REUTERS

Një gjykatë në Turqi urdhëroi që gazetarja e njohur Sedef Kabas të qëndrojë në burg në pritje të gjyqit, për fyerje të presidentit të vendit Rexhep Tayip Erdogan.

Policia turke e ndaloi gazetaren Kabas në orët e para të mëngjesit dhe e çoi në stacionin e policisë së Stambollit përpara se ta transferonte në gjykatën kryesore të qytetit, ku një gjykatës më pas vendosi në favor të arrestimit të saj.

Fyerja e supozuar e Kabas ishte në formën e një proverbi të cilin ajo e shprehu si në një kanal televiziv opozitar ashtu edhe në llogarinë e saj në Twitter.

Merdan Yanardag, kryeredaktor i kanalit Tele 1 në të cilin Kabas bëri komentin, kritikoi ashpër arrestimin e saj.

“Arrestimi i saj në orën 2 të mëngjesit për shkak të një proverb është i papranueshëm”, shkroi ai në Twitter. “Ky qëndrim është një përpjekje për të frikësuar gazetarët, mediat dhe shoqërinë”.

Ligji për fyerjen e presidentit në Turqi parashikon një dënim që varion nga një deri në katër vjet burg.

Share This Article