Arrestohet Greta Thunberg

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greta Thunberg, aktivistja suedeze e mjedisit, e fokusuar në rreziqet e shkaktuara nga ngrohja globale, është arrestuar nga policia pasi kishte bllokuar trafikun për 5 ditë së bashku me aktivistë të tjerë të klimës nga organizata “Halla Tillbaka Framtiden”.

“Sot, për të tretën ditë radhazi, organizata ka bllokuar cisternat në portin e Malmö. Kriza klimatike është çështje jete a vdekjeje për shumë njerëz. Ne zgjedhim të ndalojmë fizikisht infrastrukturën e karburanteve fosile. Ne po rimarrim të ardhmen”, shkroi Thunberg në llogarinë e saj në Twitter, të shtunën.

Aktivistja 20-vjeçare javën e kaluar deklaroi se është tërhequr nga protestat në shkollë, për faktin e thjeshtë se është diplomuar tashmë.

“Jam diplomuar sot, që do të thotë se nuk mund të bëj më grevë në shkollë për motin. Kjo është greva e fundit e shkollës për mua”, shkruante Thunberg në rrjetin social. Në një tjetër publikim, ajo ka sqaruar se do të vazhdojë protestat në vende të tjera.

“Lufta sapo ka filluar”, shtoi e reja.

Kujtojmë se kjo vajzë nga Stokholmi u bë e njohur botërisht për demonstratat e saj që nga shtatori i vitit 2018, kur ishte vetëm 15 vjeç, kur i bëri thirrje qeverisë suedeze që të veprojë menjëherë për ndryshimin e klimës.

Disa vite më vonë, Greta Thunberg u njoh në mbarë botën pasi filloi një grevë shkolle përpara Parlamentit suedez në Stokholm, duke kërkuar që qeveria të reduktonte emetimet e karbonit bazuar në dispozitat e Marrëveshjes së Parisit. Këmbëngulja e demonstratës së tyre filloi të tërhiqte vëmendjen e mediave dhe ambientalistëve nga vende të tjera të botës.

Aktualisht, aktivistja është kthyer në një simbol të luftës kundër ndryshimeve klimatike, e cila ka gjeneruar mijëra ndjekës, por edhe kritikues në të gjitha anët e botës. Ndër më kritikët ndaj të resë është ish-presidenti Donald Trump, i cili është përpjekur ta tallte në disa raste.

Share This Article