Arrestohet i riu shqiptar në Londër, dyshohet se ka vrarë një 19-vjeçar brenda një makine – EMRI

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

23-vjeçari shqiptar, Kevin Peraj, është arrestuar nga Policia e Londrës pasi akuzohet për vrasje. Lajmin e ka konfirmuar Policia Metropolitane.

Peraj akuzohet se kishte qëlluar me armë dy persona që ndodheshin brenda në makinë në Stroud Green Road. Nga ky atentat, mbeti i vdekur 19-vjeçari Ahmed Habib, ndërsa personi tjetër mbeti i lënduar, jashtë rrezikut për jetën.

Peraj do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Uxbridge të enjten, 18 korrik dhe më pas do të paraqitet në Old Bailey të hënën, 22 korrik.

Share This Article