Arrestohet i shumëkërkuari i FBI, punonte si instruktor joge

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga më të kërkuarit e FBI-së, i cili ishte në kërkim prej 12 vitesh, është zbuluar teksa punonte si instruktor joge.

Jorge Rueda Landeros u arrestua në Guadalajara të Meksikës, pasi ishte i përfshirë në një vrasje të ndodhur rreth një dekadë më parë. Tashmë i njohur si León Ferrara, i shumëkërkuari kishte arritur t’i fshihej autoriteteve teksa punonte si instruktor joge dhe kishte një qendër në Meksikë. Në fotot e fundit, Jorge Rueda Landeros shihej teksa drejtonte një klasë të shumëfrekuentuar.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet amerikane në lidhje me një vrasje në Bethesda, Maryland, e cila ka ndodhur në vitin 2010. Sue Marcum u gjet e vdekur në bodrumin e shtëpisë së saj. Në atë kohë, ai ishte i dyshuari kryesor për vrasje, por prej 12 vitesh nuk kishte asnjë gjurmë të tij.

I intervistuar në paraburgim nga El Pais, ai u shpreh se ishte i pafajshëm dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen. “Jam i pafajshëm për atë që akuzohem”.

Share This Article