Arrestohet ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Bullgarisë, njëherësh kreu i partisë opozitare të qendrës së djathtë GERB, Boyko Borisov është vendosur në pranga mbrëmjen e sotme si pjesë e një operacioni policor të lidhur me hetimet e zyrës së prokurorit të BE-së dhe Ministrisë së Brendshme.

Reuters raporton se policia ka arrestuar gjithashtu edhe ish-ministrin e Financave Vladislav Goranov, ish-kryetaren e komisionit parlamentar për Buxhetin, Menda Stoyanova si dhe këshilltaren për mediat të Borisovit, Sevdalina Arnaudova.

“Një operacion është duke u zhvilluar në shkallë të gjerë në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Janë kryer sekuestrime të shumta. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë vendosur në pranga”, – tha Ministria e Brendshme bullgare në një deklaratë për mediat pa dhënë më shumë detaje. Ndërkohë deri më tani nuk dihen arsyet dhe motivet e arrestimit të ish-kryeministrit.

Share This Article