Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Nga të dhënat e para mësohet se Beqja është arrestuar me akuzën e korrupsionit për fondet donatorëve.

Që nga vitit 2021, Beqja është drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe koordinimit të Ndihmës.

Agjencia në fjalë “në bashkëpunim me ministrinë e financave dhe komunitetin e donatorëve do të koordinojë të gjithë ndihmën e huaj që do të marrë qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore.

Agjencia gjithashtu do të mbështesë ministrinë për Evropën në përmbushjen e përgjegjësive të saj për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian por edhe Kryenegociatorin dhe Grupin Negociator në programimin dhe monitorimin e asistencës financiare të BE-së në funksion të procesit të aderimit në BE.

Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.

Kujtojmë që is-ministri po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me  kontratën koncesionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.

Share This Article