Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, i cili ndodheshe në paraburgim shtëpiak prej disa muajsh, është arrestuar mëngjesin e sotëm dhe pritet të dërgohet në burgun e Shutkës.
Bashkë me të mëngjesin e sotëm janë arrestuar një prokuror shtetëror i Qytetit të Shkupit, rreth pesë të punësuar në ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, noter, të punësuar në Kadastër një biznesmen, me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.
Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve dhe për punë të pandërgjegjshme në shërbim, ndërsa jo zyrtarisht bëhet fjalë për tokë shtetërore të cilën Ministria e Transporteve dhe lidhje ua ka dhen personave të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet.
“Pas hetimit disa mujor, sot me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike po ndërmerren masa për sigurimin e personave të dyshuar në më tepër lokacione në Shkup”, kanë thënë nga Prokuroria./Alsat/