Arrestohet ish-senatori për vrasjen e presidentit të Haitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia në Haiti ka bërë të ditur mbrëmë se ka arrestuar ish-senatorin haitian Jean Joseph në Xhamajka, nën dyshimin për përfshirje në atentatin ndaj presidentit Jovenel Moise.

Zëdhënësi i policisë Geri Desrosiers, ka thënë për Associated Press që Jean Joseph është në paraburgim duke mos dhënë detaje tjera, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, drejtoresha e policisë në Xhamajka, Stepanie Lindsey, ka thënë për AP se së bashku me Josephin janë arrestuar edhe dy persona tjerë, që autoritetet po tentojnë të konstatojnë nëse janë anëtar të një familje.

Ajo tha se ata u arrestuan dje, duke refuzuar sikurse kolegu nga Haiti të zbulojë detaje për operacionin e përbashkët të policisë.

Joseph politikan haitian dhe njëherit kundërshtar i ashpër i partisë së Moise. Ai është i dyshuari i dytë që është arrestuar në Xhamajka.

Share This Article