Arrestohet komando afgan/ Mediat britanike: Dyshime për vetingun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një komando afgan i forcave speciale u arrestua nga policia e armatosur në një hotel në Mançester të Anglisë, ku ishte karantinuar me familjen.

Gazeta Daily Mail shkruan se aksioni u krye në orët e para të mëngjesit. Ende nuk dihet nëse ndaj tij është ngritur ndonjë akuzë.

Por gazeta shkruan se arrestimi ngre pikëpyetje për cilësinë e vetingut ndaj rreth 8 mijë afganëve që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe.

Lajmi vjen në kohën kur SHBA deklaroi se të paktën 44 afganë të evakuuar në këtë vend shihen si rrezik për sigurinë kombëtare. Më shumë se 60 mijë afganë janë evakuuar drejt Amerikës.

Më herët, gazeta gjermane BILD ka raportuar se mes personave të evakuuar në Gjermani ka edhe persona të dënuar për krime të rënda.

Gazeta ka publikuar emrat e disa prej tyre, të dënuar për përdhunim dhe pedofili.

Share This Article