Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para pak çastesh është arrestuar nga Policia, raporton Paparaci.

Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.

Me vendim të prokurorit i është caktuar 48 orë ndalimi policor.

Ditën e sotme, i pari i FFK-së, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat.

Kurse, pak më vonë, edhe FFK-ja doli me komunikatë duke theksuar se pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit, duke e mohuar një sulm fizik.

Ndërkohë, zyrtari i FFK-së, Artan Govori deklaroi se është sulmuar fizikisht, ndonëse sulmi nuk ishte i madh.

“Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rreh me dikë. Me tregu drejtën nuk kan qenë sulm i madh. Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që është dasht me denoncu në polici. Ishte sulm fizik. Dorën ne qafë, syrin pak ma ka grrithë. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”, deklaroi ai.

Share This Article