Arrestohet kryetari i “Plisave”, këto janë akuzat që e rëndojnë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Personi i arrestuar sot nga Policia e Kryeqytetit është kryetari i tifo-grupit “Plisat”, një prej organizatave më të njohura të tifozëve në Kosovë, Rinor Grajqevci.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në një operacion të realizuar nga Stacioni Policor Qendra në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, është arrestuar shtetasi i Republikës së Kosovës, R.G., 30 vjeç.

I arrestuari ishte në kërkim me gjashtë urdhërarreste gjyqësore dhe tri kërkime policore, për disa prej veprave më të rënda penale, si: tentim vrasje e rëndë, grabitje, kanosje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe lëndim i rëndë trupor.

Pas arrestimit, Grajqevci është dërguar për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Share This Article