Arrestohet maniaku i Tiranës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamjet më sipër tregojnë momentin kur Denis Telo sulmon në mes të ditës dy motrat Ruko.

Të shtunën rreth orës 13:00 Mirela dhe Albina dolën për të bërë pazar pranë rrugës së Bogdanëve, por u dhunuan fizikisht nga një person i panjohur I cili dyshohet se ka probleme mendore.

 “Një person që godet në mes të rrugës nga hiçi… ne kemi dëmtime në pjesën e kokës, syrit, trupit, shpatullës. Nuk mund të lësh dikë të të godasë me grushta pafund dhe të mos reagosh”, thotë Albina.

Denisi është dhunues përsëritës. Në polici për të flenë 8 kallëzime për të njëjtën vepër me kalimtare të tjera, por pas denoncimit të dy aktivisteve të Organizatës Politike dhe organizimit të një proteste përpara Drejtorisë së Policisë 30-vjeçari u vu në pranga nga forcat e Komisariatit nr 3 në Tiranë.

 “Ne vajzat dhe gratë e kemi lirinë për të ecur në qytet, por atë liri na e kanë marrë institucione si prokuroria, policia dhe gjykatat Pse lirohet Danieli? Pse na marrin lirinë”, shprehet Mirela.

Share This Article