Arrestohet mesfushori i Genoas, Manolo Portanova-me dyshimin për sulm seksual

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manolo Portanova është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm seksual me tre persona të tjerë në Siena vitin e kaluar.

Mesfushori 21-vjeçar i Genoas do të dalë me dy persona të tjerë para Gjykatës së Sienas më 7 qershor. Treshja, plus një i mitur, akuzohen për se e kanë keqtrajtuar seksualisht një 21-vjeçare në një apartament në qendër të qytetit natën e 30 majit të vitit 2021.

Siç ka sqaruar ANSA, ishte urdhëruar arrest shtëpiak për Portanovan dhe të dyshuarit tjerë, por më pas ishte revokuar.

Pas 10 muajsh hetime, ku përfshihen një sërë intervistash dhe ekzaminimesh në celular, ushtruesi i detyrës së prokurorit, Nikolla Marini, urdhëroi arrestimin për gjykim për futbollistin dhe dy të dyshuarit e tjerë të rritur.

Një nga këta dy të dyshuar është një i afërm i mesfushorit të Genovas. I dyshuari i katërt, i cili ishte 17 vjeçar në momentin e ngjarjes, është nën juridiksionin e Gjykatës për të Mitur të Firences.

Share This Article