ALB UK News

Menu
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Maqedonia
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
Home Albania

Arrestohet në Durrës Dodë Rica, pronari i “Shqiponja Strip Club”

albnews by albnews
22 August, 2024
in Albania
0
Arrestohet në Durrës Dodë Rica, pronari i “Shqiponja Strip Club”

Dodë Rica është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për trafik të qenieve njerëzore. 47-vjeçari, i lindur në Mirditë rezulton të jetë pronari i rrjetit të klubeve të natës në Shqipëri dhe Kosovë, “Strip Club Shqiponja”.

Ai ka qenë i shpallur në kërkim pasi akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore. Pronari i klubit të striptizmit “Shqiponja” që prej vitit 2019 ka qenë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për vepra të ndryshme penale, përfshirë atë të shmangies së tatimeve.

Sipas asaj që mediat kosovare raportonin më herët Rica dyshohet se kishte kryer shmangie tatimore në vlerë prej 36 mijë e 389 euro. Bazuar në regjistrin e bizneseve në Kosovë, ai ka të hapura 5 njësi biznesi, njëra në Prishtinë dhe 4 tjera në Gjakovë.

Emri i Ricës, përmendet edhe në vitin 2018 teksa tentonte të hapte një strip klub poshtë bodrumit të Hotelit Grand në Prishtinë.

“Gjatë periudhës kohore 02.11.2017 deri në me datën 21.03.2019, përmes biznesit “Shqiponja Stript Club” Sh.pk, me seli në rrugën “Konjuhi” në Graçanicë, i pandehuri i lartcekur, me qellim të fshehjes apo shmangies pjesërisht apo tërësisht të pagesës së tatimit, që parashihet sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat (Ligji Nr.03/L-222), të sanksionuar sipas nenit 63 par.1, duke dhënë shënime të pavërteta lidhur me te ardhurat e bizneseve të tij “Shqiponja Stript Club” Sh.pk, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore, duke e dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës me shumës së përgjithshme 36,389.24 euro, në emër të biznesit të lartcekur”, thuhej në dosjen e Ricës të publikuar dy vite më parë nga gazeta Insajder.

Rica, u arrestua së fundmi në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, Durrësit, me qëllimin ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte caktuar ndaj këtij shtetasi më herët masën “arrest në burg” pasi akuzohet për veprën penale “Trafikim personash”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I akuzuar në Kosovë, për trafikim personash, vihet në pranga në lagjen nr.13, me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari, pronar i një lokali nate, në Prishtinë.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 47 vjeç, i lindur në Mirditë.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit D. R.

Previous Post

Varka me emigrantë ilegalë përmbytet në lumin përgjatë kufirit serb-boshnjak, vdesin 8 prej tyre

Next Post

VOA: Vazhdon të jetë shqetësues emigrimi i të rinjve në Shqipëri

Next Post
VOA: Vazhdon të jetë shqetësues emigrimi i të rinjve në Shqipëri

VOA: Vazhdon të jetë shqetësues emigrimi i të rinjve në Shqipëri

Menu
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Maqedonia
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • ALB UK TV
  • ALBUK UK NEWS
  • Blog
  • Blog Left Sidebar
  • Blog Right Sidebar
  • Boris Johnson i rikthehet gazetarisë, frimos me GB News për drejtimin e një programi televiziv
  • cookie policy
  • Coronavirus
  • Diaspora
  • Elementor #206337
  • homepage
  • http://albuk.tv/tv/
  • Kontakto1
  • Lajme
  • Lajme Page
  • livetv
  • My account
  • Privacy Policy of ALBUK NEWS
  • Termat dhe Kushtet
  • Terms and Condition

© 2025 Albuk.com