Arrestohet në Kosovë Gjesti, ja për çfarë dyshohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperi Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik “Gjesti”, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Prishtinë bën me dije se ai është arrestuar për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “kanosje”, si dhe “asgjësim apo dëmtimi  i pasurisë”.

Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast.

Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, brenda afateve ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. 

Share This Article