Arrestohet në Moskë avokati i Alexei Navalny, për çfarë akuzohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga avokatët e politikanit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny u arrestua sot në Moskë, thanë mediat ruse. Arrestimi i Vasily Dubkov u raportua nga gazeta Novaya Gazeta Europe dhe gazeta SOTA. Ai shoqëroi javën e kaluar nënën e tij, teksa ajo kërkonte të tërhiqte trupin e Navalny. 

Faqja e lajmeve Novaya Gazeta Europa raportoi se Dubkov u arrestua në Moskë me akuza administrative për sjellje të çrregullt. Ai është dërguar në stacionin e policisë së qarkut Schcherbinksky të Moskës.

Kujtojmë se tre nga avokatët e Navalny u burgosën në tetor 2023 me akuza në lidhje me ndalimin e grupeve të kritikut të Kremlinit si “ekstremiste”. Ndërkohë, ekipi i Navalny ka thënë se planifikon të mbajë një lamtumirë publike për Navalny më vonë këtë javë, por deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjejë një vend të gatshëm për ta pritur atë. Ata akuzojnë autoritetet se po përpiqeshin të bllokonin një funeral publik, i cili mund të shndërrohej në një shfaqje mbështetjeje për lëvizjen e Navalny dhe kundërshtimin e tij ndaj Presidentit Vladimir Putin.

Share This Article