Arrestohet në veri të Mitrovicës politikani serb, ja për çfarë bëhet fjalë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviç është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ai tha se Arsenijeviq është arrestuar për prishje të rendit publik, pasi dyshohet t’i ketë fishkëllyer kryeministrit Albin Kurti.

Elshani ka thënë se pas dërgimit në stacionin policor, politikani serb është liruar më pas.

Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla sot kanë vendosur gurthemelin e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në Leshak të Leposaviqit,i cili do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë. 

Kurti u shpreh se Qeveria është e interesuar që shërbimet publike të jenë sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, pa dallim.

Share This Article