Është arrestuar personi që dyshohet se ka goditur me veturë prokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Arrestimin e të dyshuarit për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikqi tha se i arrestuari dyshohet për dy vepra penale.
“Është arrestuar personi i dyshuar. Ai dyshohet për dy vepra penale. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë”, tha Nikçi.
Ndryshe, prokurorja në fjalë është goditur nga një veturë derisa ishte duke dalë nga gjykata, ku kishte mbajtur një seancë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, deklaroi për Telegrafin se viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.