Një burrë nga Ohio akuzohet se ka kërcënuar me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve JD Vance, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.
I dyshuari, i identifikuar si Shannon Mathre, u arrestua nga agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA. Ai i bëri kërcënimet përpara vizitës së planifikuar të zëvendëspresidentit në shtetin e tij Ohio.
Sipas padisë, ai tha se do të gjurmonte vendndodhjen e Vance dhe do të përdorte një pushkë M14 për ta vrarë atë.
Zv.Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se arrestimi çoi gjithashtu në zbulimin se Mathre kishte në posedim materiale abuzimi seksual me fëmijë.
Nëse dënohet, Mathre përballet me deri në pesë vjet burg për akuzën e kërcënimit. Akuza për abuzim seksual me fëmijë mbart një dënim të mundshëm deri në 20 vjet.

