Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, është arrestuar nga policia mëngjesin e të mërkurës.

Ai është pjesë e një grupi prej 7 personash të vënë në pranga pas një operacioni të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në zonën e Krujës dhe Niklës në orët e para të mëngjesit, ku janë ushtruar kontrolle në banesat e fisit Rraja.

Të arrestuarit

1-Marvin Bushati

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3-Sokol Qaja

4-Gazmir Rraja

5-Perparim Rraja

6-Rexhep Rraja

7-Zamir Aliaj

Në total janë dhënë 14 masa sigurisë. 4 persona janë shpallur në kërkim: E.Sh; B.S(X); H.S(X,L); V.B. Ndërsa 3 persona të tjerë, Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo, janë në burg për vepra të tjera penale dhe u është komunikuar masa e sigurisë.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. 

Share This Article