Arrestohet sekretari i përgjithshëm i qeverisë Maqedonase, akuzohet për korrupsion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zeqiri është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ai u dërgua mesnatën e së enjtes në burgun e Shkupit, pasi Gjykata Themelore i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Zeqiri dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Sipas mediave maqedonase ai është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm.

Ka përfunduar marrja në pyetje e Sekretarit aktual të Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri. Gjykata penale pritet të marrë vendim pasi të dëgjojë argumentet e prokurorisë dhe Zeqirit. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit.

Në një deklaratë për mediat prokurorja Katerina Kolareviç nuk ka treguar se ku janë paratë nga përvetësimi i pretenduar i thesarit të shtetit prej një milion eurosh.

 Ajo tha se nuk kanë prova për rastin, por kanë dyshime dhe hetimin e kanë hapur dje kur kanë kërkuar paraburgimin e Zeqirit.

Share This Article