ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për 2025-ën?  2 hours ago
Vritet një pjesëtar i forcave britanike në një aksident ushtarak në Ukrainë 8 hours ago
“Taksë dashurie” dhe rregulla të reja për ballkonin e Zhulietës në Verona  8 hours ago
Angela Martini rrëfen “puthjen” me Donald Trump dhe divorcin nga bashkëshorti  9 hours ago
Adriatik Lapaj nga Kryeministria u bën thirrje qytetarëve: Na sillni batanije (video) 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Arrestohet shqiptari në Kolumbi, njihej me nofkën “Gucci”

albnews by albnews
26 September, 2022
in Albania
0
Arrestohet shqiptari në Kolumbi, njihej me nofkën “Gucci”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një shqiptar i akuzuar për trafik nërkotikësh, që mbante nofkën “Gucci”, është arrestuar nga policia kolumbiane. Lajmin e raportojnë mediat lokale në vendin amerikano-jugor.

Sipas raportimit, shtetasi shqiptar, i cili pretendonte se ishte nga Kosova, në fakt pas hetimeve rezultoi se ishte një ndër njerëzit më të kërkuar të Europës, i identifikuar si Deniz Klironomi (Floroiu). Në Shqipëri, Klironomi është një ndër personat më të kërkuar në Durrës, pasi rezulton i dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për plagosje.

RelatedPosts

Adriatik Lapaj nga Kryeministria u bën thirrje qytetarëve: Na sillni batanije (video)

Britania e Madhe vlerëson kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

Lahuta shqiptare hyn në listën e trashëgimisë mbrojtur nga UNESCO

“Duke qenë se kishte dokumente të Kosovës, i dërguam ato për verifikim tek autoritetet atje. Por rezultoi se ai person nuk ekzistonte. Dhe pasi bëmë verifikimet përkatëse rezultoi se ai ishte një prej personave më të kërkuar nga Interpoli”, tha një hetues i policisë kolumbiane për mediat vendase.

Sipas asaj që raportohet në mediat kolumbiane, Klironomi u ndoq për gati 7 muaj nga autoritetet, por gjithmonë ndryshonte vendbanim, duke i shpëtuar policisë. “Pasi e lokalizuam në një apartament në Barankija (Barranquilla), për rreth një javë ai nuk doli nga shtëpia. Por në një moment që doli në dritare, u identifikua nga një tatuazh në krahun e majtë”, shpjegoi hetuesi.

Raportohet gjithashtu se shqiptari ka kërcënuar efektivët që e kanë arrestuar që të mos e ekstradojnë në Shqipëri. Ai gjithashtu është përgjuar teksa flet me kontaktet e tij në Shqipëri dhe Rumani, të cilëve u thotë se është i gatshëm të paguajë sa të duan, vetëm që të mos realizohet ekstradimi.

Kolonelja e Policisë Kolumbiane, Olga Salazar, tha se “Gucci”, ishte ortak me organizatën kriminale “Los Pachenca” që aktivitetin e saj e zhvillon në pjesën veriore të Kolumbisë. Përveç plagosjes në Shqipëri, ai kërkohet edhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik narkotikësh, trafik qeniesh njerëzore dhe armëmbajtje pa leje.

Tags: lajme britanilajme shqiperi
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për 2025-ën? 

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për 2025-ën? 

10 December, 2025
Vritet një pjesëtar i forcave britanike në një aksident ushtarak në Ukrainë

Vritet një pjesëtar i forcave britanike në një aksident ushtarak në Ukrainë

9 December, 2025
“Taksë dashurie” dhe rregulla të reja për ballkonin e Zhulietës në Verona 

“Taksë dashurie” dhe rregulla të reja për ballkonin e Zhulietës në Verona 

9 December, 2025
Angela Martini rrëfen “puthjen” me Donald Trump dhe divorcin nga bashkëshorti 

Angela Martini rrëfen “puthjen” me Donald Trump dhe divorcin nga bashkëshorti 

9 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result