Arrihet koalicioni i Nismës për Kosovën me AKR-në e Pacollit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është arritur koalicioni mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re, mëson Gazeta Express.

Në ora 11 pritet të nënshkruhet kjo marrëveshje, e cila i jep fund spekulimeve për partinë e z. Pacolli. Një gjë e tillë gjithashtu e konsideron të mbyllur edhe punën e Nismës për Kosovën, duke mos lënë shumë hapësirë për koalicion të këtij subjekti me ndonjë parti tjetër. Limaj tash po e krijon një bosht rreth vetes.

Këto dy parti kishin bashkëpunim edhe gjatë legjislativit të fundit pasi që ishin partnerë në qeverinë e drejtuar nga AAK-ja.

Ky është koalicioni i dytë zyrtar mes partive para zgjedhjeve që pritet të mbahen tani që Kuvendi zyrtarisht është shpërndarë. Koalicioni i parë ishte lidhur mes AAK-së dhe PSD-së.

Share This Article