Arrihet koalicioni i parë parazgjedhor shqiptaro-maqedonas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Maqedoninë e Veriut, në këto zgjedhje me shumë gjasa do të kemi koalicionin e parë zyrtar parazgjedhor mes një partie shqiptare dhe një maqedonase.

Pra bëhet fjalë për LSDM-në e Zoran Zaevit dhe Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit, për të cilat Express mëson se do të bashkojnë forcat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë të parapara të mbahen më 12 prill.

Gazeta Express mëson se ditëve të kaluara ka pasur takime mes eksponentëve të LSDM-së dhe Lëvizjes Besa, por që kanë vendosur këto takime t’i bëjnë larg syve të opinionit.

Ndërkaq burime të Gazetës Express brenda LSDM-së bëjnë me dije se gjatë kësaj jave do të ketë takim të krerëve të dy subjekteve, pra Bilall Kasamit dhe Zoran Zaevit,

Share This Article