Arrihet marrëveshja, Edi Reja trajner i kuqezinjve edhe për 4 vite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është arritur marrëveshja midis Edi Rejas dhe Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.

I vetmi detaj që nuk po binin palët dakord ishte afati i kontratës, ku Reja kërkonte kontratë 2 vjeçare, ndërsa Federanta i ofronte kontratë 4 vjeçare.

Reja e mori kombëtaren pas shkarkimit të Kristian Panuçit dhe në 8 ndeshje arriti që të grumbullonte 10 pikë.

Ai pritet që të fitojë 25 mijë euro në muaj, bëjnë me dije burime për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa.

Kontrata e teknikut 74 vjeçar do të përfundojë në vitin 2024.

Share This Article