Arrihet marrëveshja historike në favor të biodiversitetit në COP15 në Montreal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendet në mbarë botën miratuan një marrëveshje historike në Montreal sot të hënën në përpjekje për të ndaluar shkatërrimin e biodiversitetit dhe burimeve të tij, thelbësore për njerëzimin.

Pas katër vitesh negociatash të vështira dhe dhjetë ditë maratonë diplomatike, më shumë se 190 shtete kanë arritur një marrëveshje nën kujdesin e Kinës, presidente e COP15, pavarësisht kundërshtimit nga Republika Demokratike e Kongos. Ky “pakt paqeje me natyrën” i quajtur “marrëveshja Kunming-Montreal” synon të mbrojë tokat, oqeanet dhe speciet nga ndotja, degradimi dhe kriza klimatike.

Vendet kanë rënë dakord për një udhërrëfyes që synon veçanërisht të mbrojë 30% të planetit deri në vitin 2030 dhe të japë 30 miliardë dollarë ndihmë vjetore për ruajtjen e vendeve në zhvillim.

Aktualisht, 17% e tokës dhe 10% e zonave detare janë të mbrojtura.

Drafti ofron garanci edhe për popujt indigjenë, kujdestarë të 80% të biodiversitetit të mbetur të Tokës.

Share This Article