Është arritur një marrëveshje mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për një mandat të dytë në krye të shtetit.
Lajmin e bëri të ditur Kërquki autori i emisionit “Pressing”, i cili deklaroi se Kurti ka pranuar zyrtarisht ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për postin e presidentes.
“Sipas disa informatave që unë i kam të afërta me presidenten aktuale, tashmë thuhet që është arritur marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti do ta propozojë sërish Vjosa Osmanin për presidente të Republikës,” u shpreh Kërquki.
Nëse kjo marrëveshje formalizohet, Osmani do të synojë një mandat të dytë presidencial me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke konfirmuar vijimësinë e bashkëpunimit mes dy figurave kryesore të pushtetit në Kosovë.

