Arrihet marrëveshja me naftëtarët, do të marrin pagë 400 mijë lekë të vjetra dhe sigurime për 1 vit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka pëfunduar takimi midis naftëtarëve dhe kryeministrit Edi Rama, ku është arritur një marrëveshje që i kënaq pjesërisht ata.

Kreu i sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj tha se u arrit në dakordësi që naftëtarët të marrin një pagë prej 400 mijë lekësh të vjetra për një periudhë 1-vjeçare, plus dhe sigurimet shoqërore. Sipas tij nga ky vendim përfitojnë 870 naftëtarë.

“Kemi parashtruar problematikat e mbartura gjatë viteve. Nuk u arrit kjo dakordësi për pagat e prapamnetura. kaluam tek pika e dytë, që do të jetë për një periudhë të caktuar kohore, deri sa të vijë një kompani. Kemi arritur në dakordësi që të jepet një pagë prej 400 mijë lekësh për çdo muaj, për një periudhë 12 mujore, dhe të paguhen sigurimet e tjera, që shkon në vlerën e 580 mijë lekëve. Me këtë zgjidhje që marrin sot, jemi të kënaqur. Me detyrimet e prapambetura, do vijojë rruga ligjore. Kemi menduar që pagat e para të merren dy e nga dy. Dmth brenda këtij muaji të merren dy paga. Shpresojmë që të gjendet një kompani serioze. Numri i naftëtarëve që përfitojnë është 870.”, tha Dautaj

Mbas Dautaj edhe kryeminstri Rama ka dal para gazetarëve ku u shpreh se 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë, do të marrën 40 mijë lekë të reja neto në muaj.

“Është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Në këtë kohë kaq të vështirë, nuk është e lehtë, por sidoqoftë ne jemi të bindur se kemi bërë gjënë e duhur, duke vendosur një pagë 40 mijë lekë neto për 12 muaj në mënyrë që këta njerëz të kenë sigurime të plota dhe garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh situatën e vështirë”, tha kryeministri.

Share This Article