Arrin edhe në Zvicër varianti “My” i koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Varianti i ri i koronavirusit, i njohur si “My”, ka arritur në Zvicër. Janë raportuar 34 raste në Zvicër me variantin “My” që fillimisht është zbuluar në Kolumbi.

Autoritetet Shëndetësore në Zvicër (BAG) kanë raportuar për rastet me variantin e ri, ndonëse janë minimale deri më tash. Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e përcjellë variantin e ri, që ka mutacione të shumëfishta. Sipas autoriteteve shëndetësore të Kolumbisë, shkaku i këtij varianti ka pasur numër të madh të vdekjeve me koronavirus në Kolumbi gjatë këtij viti. Dyshohet se mutacionet në variantin My mund të bëjnë të mundur që të shmangë mbrojtjen nga vaksinat.

Zëdhënësi i BAG-it, Gregoire Goignat, ka thënë për “20 minuten”, se nuk ka sinjalze se varianti “My” mund të bëhet variant dominues në Zvicër.

Share This Article