Arrin në 457 numri i afganëve në Shqipëri, Rama i gëzuar prej lavdërimeve të ndërkombëtarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama reagon pas mbërritjes në Shqipëri të dy avionëve të tjerë, pas mesnatës së kaluar, që sollën 182 afganë të tjerë të rrezikuar nga talebanët në Afganistan.

Teksa publikon foto të afganëve, që kanë ardhur në vendin tonë, Rama thekson se ka arritur në 457 numri i të shpërngulurve nga lufta. Përgëzimet e ndërkombëtarëve duket se e ngazëllejnë më shumë se çdo gjë tjetër, kryeministrin.

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar🙏 #KrenarpërShqipërinë🇦🇱”, shkruan Rama.

Share This Article