Arrin në katër numri i viktimave pas atentatit terrorist

albnews
By
1 Min Read

Një tjetër person humbi jetën pas sulmit terrorist në Vjenë, duke e çuan në katër numrin e përgjithshëm, deklaroi ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer për agjencinë austriake të lajmeve APA.

Viktima e katërt ishte një grua e moshës midis 40 dhe 50 vjeç, e cila vdiq në një spital të Vjenës.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia të hënën në mbrëmje.

”Ai ishte simpatizant i grupit të milicisë ekstremiste ‘Shteti Islamik”, sipas Nehammer./ATSH/

Share This Article