Arrinë në 10 milion numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën tejkaloi 10 milion sot të dielën, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.

Shifra e tmerrshme vjen gjashtë muaj pasi rastet fillestare u zbuluan për herë të parë në qytetin kinez në Wuhan në mes të dhjetorit, përpara se të vazhdonin të përhapeshin në të gjithë globin.

Covid-19 ka infektuar 10.001.527 dhe ka vrarë të paktën 499,123 njerëz në të gjithë botën. Vendet po raportojnë më shumë se 10,000 infeksione në ditë.

SHBA kryeson me numrin më të lartë të vdekjeve dhe numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara në të gjithë botën. Ka të paktën 2.510.323 raste me koronavirus dhe 125.539 vdekje të shkaktuara nga sëmundja. CNN

Share This Article