ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SPAK në gjurmët e parave të Ballukut 2 minutes ago
Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan 3 minutes ago
Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit 5 minutes ago
Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE 7 minutes ago
Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet, me ajrin më të ndotur në botë 8 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Arritja e qeverisë Rama/ Shqipëria kampion e emigrimit në Ballkan, 44% duan të largohen nga vendi

albnews by albnews
17 December, 2025
in Albania
0
Arritja e qeverisë Rama/ Shqipëria kampion e emigrimit në Ballkan, 44% duan të largohen nga vendi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria renditet në vitin 2025 si vendi me prirjen më të lartë për emigrim në Rajon, sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit.

Rreth 44% e qytetarëve të anketuar shprehen se do të dëshironin të jetonin ose të punonin jashtë vendit, një nivel që e vendos Shqipërinë mbi mesataren rajonale dhe në të njëjtin pozicion me Maqedoninë e Veriut.

RelatedPosts

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

Gerond Meçe u mor peng dy javë para Daniel Shimes, nuk bëri kallëzim dhe u largua nga Shqipëria

Edhe pse Kosova dhe Bosnja shënojnë përqindje më të ulëta, përkatësisht 35% dhe 34%, dëshira për largim mbetet e lartë në të gjithë rajonin, duke reflektuar një fenomen të qëndrueshëm migrimi.

Ajo që e dallon Shqipërinë është fakti se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e shohin emigrimin si zgjidhje përfundimtare. Rreth 18% e të anketuarve deklarojnë se do të largoheshin pa plane për t’u kthyer, një nga përqindjet më të larta në Ballkan, në nivel të ngjashëm me Serbinë.

Faktorët kryesorë lidhen me pabarazitë ekonomike, diferencat e mëdha në paga dhe standard jetese me vendet e Bashkimit Europian, si dhe mundësitë e kufizuara për punë cilësore dhe zhvillim profesional brenda vendit, veçanërisht për të rinjtë dhe profesionistët e kualifikuar.

Pasojat e emigrimit të lartë po reflektohen drejtpërdrejt në tkurrjen e popullsisë. Në vitin 2025, Shqipëria numëronte 2,363,314 banorë, me një rënie prej mbi 27 mijë personash brenda një viti, ose –1.2%, norma më e lartë në Rajon sipas të dhënave të Eurostat.

Tkurrja është veçanërisht e fortë në grup-moshën deri 30 vjeç, ku popullsia 15–29 vjeç është reduktuar me rreth 45% që nga viti 2011. Situata përkeqësohet edhe nga rënia historike e lindshmërisë, me një normë fertiliteti rreth 1.2 fëmijë për grua, ndër më të ulëtat në Europë dhe shumë poshtë nivelit të zëvendësimit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

SPAK në gjurmët e parave të Ballukut

17 December, 2025
Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

Gjykata rrëzon arrestimet e operacionit “Metalurgjiku” për krim mjedisor në Elbasan

17 December, 2025
Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit

Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit

17 December, 2025
Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE

Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result