Arritja historike e Ballkanit, Kosova bën hapa gjigant në renditjen e UEFA-s, Shqipëria bie poshtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas arritjes historike të Ballkanit, duke u kualifikuar në fazën e grupeve në UEFA Conference League, por edhe paraqitjes së mirë edhe të skuadrave tjera në garat evropiane në vitet e fundit, Superliga e Kosovës tashmë është ngjitur për madje 6 vende në renditjen e ligave evropiane, duke shkuar në vendin e 33.

Ndërsa Shqipëria ka humbur 6 vende, duke shkuar në vendin e 49.

Në rifreskimin e fundit të bërë këtë të diele në renditjen e UEFA-s për ligat, elita e futbollit tonë zë pozitën e 33-të, duke lënë prapa shumicën e vendeve fqinje por edhe liga tjera evropiane.

Renditja e vendeve të UEFA-s (i njohur edhe si koeficienti UEFA-s) është një renditje e hartuar nga UEFA që e bën të mundur krahasimin e ligave të vendeve të ndryshme.

Vlera e një kampionati llogaritet nga shuma e koeficientëve vjetorë individualë të 5 viteve të fundit. Aktualisht kampionati i Kosovës vlerësohet me 10,291 pikë.

Falë kualifikimit në fazën e grupeve Ballkani ka arritur koeficientin 5,5, teksa Drita vlerësohet me koeficientin 1,5, Gjilani është me koeficientin 1 dhe Llapi me koeficientin 0,5.

Share This Article