Arritje historike, Kosova do të përfaqësohet me 4 skuadra në Europë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke filluar nga kjo verë, Kosova do të përfaqësohet me 1 skuadër në Champions League dhe 3 në Conference League.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës dardane, e cila me anë të një postimi i komunikoi tifozëve lajmin e shumëpritur.

Falë sukseseve në turet paraeliminatore, si dhe ecurisë pozitive që skuadrat kanë shfaqur në kualifikuese, numri i skuadrave nga Kosova në Ligën e Europës është rritur.

Gjithashtu, skuadrat dardane nuk do të marrin më pjesë në turet paraeliminatore, por do të futen direkte në turin e parë kualifikues.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për Kosovën që ka vetëm 5 vite përfaqësimi në veprimtaritë ndërkombëtare.

Share This Article