Arsenal – Liverpool, betejë për finale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy gjigantët anglezë do të përballen sonte në mes vete në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Carabao Cup.

Arsenali dhe Liverpooli do ta kërkojnë sonte kualifikimin në finale të Carabao Cup.

Dy gjigantët e futbollit anglez do të përballen në mes vete në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Dueli i parë gjysmëfinal i Kupës së Ligës së Anglisë në “Anfield Road” kishte përfunduar baras, 0:0.

Në atë takim, të zhvilluar mesjavën e kaluar, me karton të kuq ishte ndëshkuar futbollisti kosovar, Granit Xhaka, i cili rrjedhimisht do të mungojë sonte.

Por, “Gunners” ishin mbajtur deri në fund pa pësuar gol.

E tash, ata do ta kërkojnë kualifikimin në finale, në ndeshjen që do të luhet në “Emirates Stadium”.

Por, edhe “Reds” e synojnë finalen e madhe, ku do t’i priste Chelsea më 27 shkurt.

Ndeshja e sontme ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit do të fillojë në orën 20:45. 

Share This Article