Arsenali ka përfituar nga humbja e Manchester City në shtëpi për të rritur në 5 pikë diferencën në kryer të renditjes ndaj skuadrës së Guardiolës.
“Topçinjtë” fituan me rezultatin e pastër 0-2 përballjen e vështirë ndaj Wolves, i cili edhe për shkak se renditet në fund të renditjes kishte nevojë për pikë.
Ndeshja ishte delikate dhe Arsenal arriti ta zgjidhë atë vetëm në pjesën e dytë, falë një dygolëshi të Martin Odegaard, i cili është kthyer në një hero të të tijëve në këtë sezon.
Shqetësim për të gjithë tifozët shqiptarë dhe zviceranë solli zëvendësimi i Xhakës në minutën e 15 të takimit, i cili pati një shqetësim shëndetësor, por pa u specifikuar ende.