Arsenal “zbut” “Djajtë e kuq”, fitore në fund, Rice dhe Jesus përmbysin Manchester United

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fitore spektakolare në javën e katërt të Premier League e Arsenalit ndaj Manchester United 3-1 në “Etihad Stadium”. “Gooners” e nisën mirë ndeshjen, duke ushtruar presion konstant në zonën e kundërshtarve, por pa mundur dot të konkretizonin. Kur nuk shënon, e pëson. “Djajtë e kuq” kaluan në epërsi në minutën e 27-të, kur Rashford futet bukur në zonë dhe pas disa lëvizjesh, godet saktë me të djathtën.

Reagimi i londinezëve nuk vonoi, me Odegaard që vendosi ekuilibrat.
Në pjesën e dytë, skuadrat tregohen të kujdesshme, duke lënë pak hapësira. Në fund Garnacho dërgoi në festë tifozët nga Manchesteri por vetëm përkohësisht, pasi VAR anuloi golin për Offside.

Atëherë kur takimi po shkonte drejt përfundimit, Rice përmbysi sfidën në favor të Arsenalit ndërsa vulosi një herë e mirë fatin e takimit Jesus. Djemtë e Artetas rikthehen te suksesi dhe shkojnë në kuotën e 10 pikëve (Pozita e pestë), ndërsa të besuarit e Ten Hag kanë katër pikë më pak dhe renditen në vendin e 11-të.

https://streamja.com/embed/pXEba

https://streamja.com/embed/QWZn4

Share This Article